Në komunën e Zubin-Potokut është raportuar për një incident ku një burrë dhe një grua dyshohen se kanë vendosur një kamion në rrugë, duke penguar qarkullimin normal të automjeteve.
Sipas Policisë së Kosovës, të dy personat e dyshuar janë shoqëruar për intervistim. Pas marrjes së deklaratave dhe procedurave përkatëse, me vendim të prokurorit ata janë liruar në procedurë të rregullt.
“Zubin Potok/ 29.11.2025-18:30. Dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kanë vendosur kamionin në rrugë dhe kanë penguar lëvizjen. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për kontrabandë në Zubin-Potok
-
Dy shtetas të huaj ndalohen në Zubin-Potok për hyrje ilegale në Kosovë
-
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok
-
Dy persona ndalohen në Zubin-Potok, hynë ilegalisht nga Serbia me kërpudha pa dokumentacion
-
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore