Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi që dyshohet se nuk i kishte dhënë të gjitha paratë viktimës, nga i cili kishte blerë një veturë. Rasti ka ndodhur më 3 janar në Fushë-Kosovë.
Sipas Policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me një marrëveshje i kishte shitur veturën të dyshuarit mashkull kosovar, me ç ‘rast nga i njëjti kishte pranuar vetëm një pjesë të shumës dhe me këtë rast nuk e kishte zbatuar marrëveshjen. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
.
Artikuj të ngjashëm
-
Mori veturën e huaj dhe nuk e ktheu, arrestohet recidivisti në Shtime
-
Arrestohet një person në rajon të Pejës, dyshohet se falsifikoi dollarë
-
19-vjeçari pranoi se vodhi një veturë në Leposaviq, thotë se ishte edhe dikush me të
-
Shiti veturën që e mori me qira, arrestohet burri në Prishtinë
-
Shefi e raporton në Polici punëtorin që shiti veturën e kompanisë me mjete pune