Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi që dyshohet se e ka shitur veturën të cilën e kishte marr me qira.
Rasti dyshohet se ka ndodhur më 14 shtator, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar të hënën.
Ai dyshohet për veprën penale “shpërdorim i pasurisë së huaj” dhe pas intrevistimit është dërguar në mbajtje.
“Më 07.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shitur veturën të cilën e kishte marrë me qira. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
E dha me qira veturën, pronari në Prishtinë dyshon se automjeti iu shit në Serbi
-
Ia vodhën veturën nën kërcënimin e armës, Policia arreston njërin të dyshuar
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prishtinë
-
Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për keqpërdorim të investimit të një shtetasi të huaj
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual