Policia e Kosovës e ka arrestuar një 19-vjeçar në Leposaviq pasi dyshohet se ka vjedhur një veturë.
Sipas njoftimit, Policia është njoftuar për vjedhjen e veturës të dielën në orën 03:10, derisa i arrestuari N.K. e ka pranuar kryerjen vjedhjen dhe ka thënë se atë e ka bërë me një person tjetër.
Ai është ndaluar për 48 orë, derisa i dyshuari tjetër është në kërkim.
Autoritetet policore njoftuan se pas përfundimit të procedurave policore, vetura do t'i kthehet pronarit.
“Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari e ka pranuar kryerjen e veprës penale së bashku me një person tjetër, i cili është identifikuar dhe aktualisht është në kërkim policor”, thuhet në njoftimin policor.
-
Shoferi i dehur në Leposaviq dëmton garazhin dhe një veturë
-
Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet një serb në Leposaviq
-
Persona të panjohur vjedhin veturën nga servisi në Komoran
-
Policia në veri konfiskon veturën me të cilën më herët barteshin para nga Serbia në Kosovë
-
Arrestohen tre të mitur në Mitrovicë, dyshohen se vodhën veturën e një klubi sportiv