Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar në Komoran të Drenasit.
Sipas Policisë, ankuesi ka njoftuar të hënën se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën nga servisi ku e kishte lënë për riparim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri më tani nuk raportohet për identifikimin e ndonjë personi të dyshuar në lidhje me ngjarjen.
Rasti është cilësuar nga Policia si “Vjedhje e veturës”.
Rasti është duke u hetuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e tij.