Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Bie nga një ndërtesë një punëtor në Prishtinë

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë nga objekti ku po punonte në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur për KOHËN zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti e cila ka thënë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:15.

“Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, ka thënë Ahmeti.