Një punëtor ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë nga një ndërtesë te e cila po punonte në Prishtinë, të hënën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” të kryeqytetit, ndërsa personi është dërguar për trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës ka thënë për KOHËN se të gjitha njësitet po merren me rastin.
“Me datë 24.08.2020 rreth orës 17:10 policia ka pranuar informacionin për një person të lënduar në Rr.Fehmi Agani në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore të stacionit Qendra. Ështe njoftuar ndihma e shpejtë, si dhe inspektorët e punës. Lidhur me rastin janë duke u marrë njësitet kompetente për të sqaruar detajet tjera”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha.
Artikuj të ngjashëm