Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Biçiklisti goditet nga vetura në Gllamnik të Podujevës

Një biçiklist është goditur nga vetura të enjten pasdite në Gllamnik të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për KOHËN se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.

Policia ka njoftuar se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Gllamnik të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar biçiklisti, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit”, ka thënë Ahmeti.