Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Bastisje në Prekaz të Epërm, sekuestrohen tri armë

Tri armë janë sekuestruar nga bastisja që ka kryer Policia e Kosovës në dy shtëpi në fshatin Prekaz i Epërm në Skenderaj.

Siç ka njoftuar Policia, bastisja u krye mbi bazën e informacionit dhe dyshimeve për posedim ilegal të armëve dhe pas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Në këto shtëpi janë gjetur një pushkë automatike dhe dy pistoleta.

Dy persona të dyshuar janë intervistuar, ndërsa pas intervistimit janë liruar.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.

Artikuj të ngjashëm