Babë e bijë nga Prizreni por me shtetësi suedeze kanë raportuar në Policinë e Kosovës se janë kanosur me vrasje nga bashkëshortja, djali dhe vajza, po ashtu me shtetësi suedeze.
Sipas Policisë, kanosja është bërë lidhur me çështje pronësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka njoftuar të shtunën se të dyshuarit janë shoqëruar në Polici me të arritur në Aeroportin e Prishtinës.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës për kanosje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimat (babë e bijë) me shtetësi suedeze, të cilët kanë deklaruar se për çështje pronësore, përmes telefonit janë kanosur me vrasje nga të dyshuarit: bashkëshortja, djali e vajza po ashtu me shtetësi suedeze, të cilët kanë ardhur në Kosovë. Të dyshuarit sapo kanë arritur në ANP Adem Jashari, nga njësitë policore janë shoqëruar në Stacionin Policor Prizren. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thihet në njoftimin e Policisë.