Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në zbatim të masave në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, mbrëmë zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Malishevë, së bashku me inspektorët e AUV-it kanë inspektuar lokalet në qytetin e Malishevës dhe me këtë rast kanë mbyllur 3 lokale.
Njësitë policore sipas njoftimit së bashku me inspektorët e AUV-it, kanë vepruar në disa ekipe dhe kanë inspektuar në të njëjtën kohë 3 lokale në këtë zonë, ku edhe janë mbyllur lokalet e sektorit të gastronomisë të cilave iu është ndaluar përkohësisht veprimtaria.
Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek qytetarët që t’i respektojnë vendimet e qeverisë dhe të IKSHPK-së, në të kundërtën tërheqë vërejtjen se "për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet toleranca do të jetë zero".
-
Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate
-
AUV-i aksion në rajonin e Prizrenit, mbyll pesë lokale “Fast Food”
-
Mbyllen dy lokale në Malishevë ku shërbeheshin “shisha”
-
Masat anti-COVID: 75 lokale të gastronomisë u mbyllën për pak javë
-
Mbyllen tri lokale në Pejë për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID