Agjencia e Ushqimit e Veterinarisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion të inspektimeve në rajonin e Prizrenit të hënën, ndërsa ka mbyllur pesë lokale “Fast Food” dhe ka iniciuar 6 kundërvajtje.
Në inspektim janë përfshirë komuna e Prizrenit dhe Malishevës.
Janë realizuar 28 inspektime, 19 në Prizren e nëntë në Malishevë.
Janë mbyllur pesë lokale ndërsa janë iniciuar gjashtë lëndë kundërvajtëse, ka bërë të ditur AUV.
“Në dy raste janë shqiptuar gjoba mandatorë. Po ashtu janë asgjësuar 4 kg mish produkte mishi, 33 kokrra vezë dhe 1 kg salcë (sosë). Aksionet do të vazhdojnë në gjithë territorin e vendit. Secili subjekt qe vendos ne treg produkte ushqimore në kundërshtim me rregullat ligjore do të sanksionohet. Ruajtja e shëndetit të qytetareve është prioritet dhe synim kryesor i AUV-së”, ka njoftuar AUV.
-
AUV: Rezultatet laboratorike do të përcaktojnë shkakun e rasteve të raportuara
-
AUV-i asgjësoi mbi gjysmë milion kilogramë produkte për gjashtë muaj
-
AUV-i këtë vit asgjësoi rreth 1.2 milionë kg/litra produkte ushqimore
-
AUV-i këtë javë vijon me kontrolle në lokalet e gastronomisë
-
AUV-i me mungesë të inspektorëve, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes në ushqim