Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të vijojnë kontrollet në lokalet e gastronomisë, me fokus te ato që shërbejnë ushqime të shpejta.
Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi ka deklaruar se në përgjithësi, niveli i sigurisë së ushqimit në Kosovë është i mirë, e për rastet e evidentuara së fundmi ai ka thënë se janë të paparashikuara.
“Kemi organizuar aksion kontrolli e në një lokacion, 1.500 kilogramë mish e produkte mishi janë gjetur që s’kanë pasur dokumentacion mbi datën e skandimit dhe menjëherë është vendosur asgjësimi. Në disa lokacione të tjera sasi më të vogla, deri në 50 kilogramë. Ekipi inspektues në secilën shkelje që ka evidentuar do të iniciojë rast në gjykatë...Do të vazhdoj edhe këtë javë kontrolli, fokusi te lokalet e gastronomisë që shërbejnë ushqime të shpejta”, ka thënë ai të hënën në emisionin "SOT" të KTV-së.
Sipas Thaçit, kontrollet janë strikte e toleranca zero.
Ai ka thënë se AUV-i dhe institucionet gjegjëse kanë koordinim dhe kapacitetet kanë dëshmuar se mund të veprojnë bashkërisht.
Thaçi ka kërkuar nga qytetarët t’i raportojnë rastet ku dyshohet se ka shkelje.
-
AUV-i asgjësoi mbi gjysmë milion kilogramë produkte për gjashtë muaj
-
AUV-i këtë vit asgjësoi rreth 1.2 milionë kg/litra produkte ushqimore
-
AUV-i me mungesë të inspektorëve, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes në ushqim
-
Konfiskohen afër 1700 kg mish në Ferizaj, s’i dihej origjina
-
AUV: Rezultatet laboratorike do të përcaktojnë shkakun e rasteve të raportuara