Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të gjendjes civile në Prishtinë të martën, me dyshimin se ka kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “falsifikim i dokumentit”.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari R.M. i lindur në vitin 1958, është ofiqar i Zyrës Lokale në Dardani.
“I dyshuari ka kryer veprat penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘falsifikim i dokumentit’. Veprat penale dyshohet se janë konsumuar kur i dyshuari ka regjistruar persona pa bërë verifikimin se a plotësohen kriteret për regjistrim duke bërë që disa nga të regjistruarit të krijojnë identitet të dyfishtë (identitet të Kosovës dhe një shteti fqinj)”, thuhet në njoftimin policor.
Gjatë kontrollit, të dyshuarit i janë sekuestruar një telefon celular, 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një karikator i armës dhe dokumente të ndryshme. Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Arrestohet një zyrtar në Gjilan, dyshohet për shkelje ligjore në Regjistrin Civil
-
Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, dyshohet për “falsifikim të dokumentit”
-
Arrestohet një zyrtar në Viti, i mundësoi identitet të rrejshëm një personi nga Presheva
-
Kërkohet paraburgim për një zyrtar të Komunës së Prishtinës për keqpërdorim të pozitës