Policia e Kosovës e ka arrestuar një zyrtar të gjendjes civile në Komunën e Vitisë, pasi dyshohet se duke keqpërdorur pozitën zyrtare, ia ka mundësuar një qytetari identitetin e rrejshëm si qytetar i Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë të martën, identiteti i rrejshëm i është mundësuar një shtetasi të Serbisë me banim në Preshevë. Nuk bëhet e ditur nëse bëhet fjalë për shqiptar të Luginës.
“Nga njësiti për hetimin e krimeve ekonomike është arrestuar i dyshuari (k), zyrtar i gjendjes civile në komunë, i cili duke keqpërdor pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës (pala ishte shtetas i Serbisë, Preshevë)”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
-
Arrestohet një zyrtar i gjendjes civile në Prishtinë
-
Arrestohet zyrtari komunal në Lipjan për falsifikim të dokumenteve
-
Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në Lipjan, dyshohet për keqpërdorim të detyrës
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Shtetas i Serbisë arrestohet pasi kaloi ilegalisht kufirin në Leposaviq