Policia e Kosovës ka arrestuar zyrtarin e gjendjes civile në Komunën e Lipjanit pasi dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Sipas njoftimit policor, B.L. i lindur në vitin 1970, ka regjistruar katër shtetas të Shqipërisë në Librin Amëz dhe u ka lëshuar certifikatë të lindjes, duke ua vjedhur identitetin katër shtetave të Kosovës.
“Më këto veprime B. L., dyshohet se ka kryer veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’. Në konsultim dhe koordinim me prokurorin kujdestar nga Prokuroria Themelore– Prishtinë, i dyshuari është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit, me vendim mbi ndalim nga prokurori është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet zyrtari komunal në Lipjan për falsifikim të dokumenteve
-
Arrestohet një zyrtar në Viti, i mundësoi identitet të rrejshëm një personi nga Presheva
-
Arrestohet një zyrtar i gjendjes civile në Prishtinë
-
Arrestohet ish-zyrtari, dyshohet se ndërhyri ilegalisht në librat amëz
-
Arrestohen dy zyrtarë të MPB-së, kundërligjshëm lëshonin lejeqëndrimi për shtetas të huaj