Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet pejani për peshkim të paligjshëm në Lumbardh

Peshkimi

Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Pejë, pasi është kapur duke bërë peshkim të paligjshëm në lumin Lumbardh, ka njoftuar Policia e Kosovës të premten.

Sipas njoftimit, mjetet e peshkimit i janë sekuestruar.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se ishte takuar duke peshkuar kundërligjshëm në lumin Lumbardh. Mjetet e peshkimit janë sekuestruar ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.