Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njoftoi se të dielën është arrestuar një zyrtar policor, me dyshimin se ka kryer veprën penale dhunë në familje.
Sipas njoftimit, zyrtari policor dyshohet se veprën e ka kryer në Podujevë, e aktualisht është ndaluar për 48 orë.
IPK-ja bën të ditur se si pjesë e procedurave administrative e hetimore, i njëjti është suspenduar.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje
-
Arrestohet nën dyshimin për dhunë në familje një zyrtar policor i Njësisë Speciale
-
IPK-ja arreston zyrtarin policor në Prizren nën dyshim për dhunë në familje
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshim për dhunë në familje
-
Arrestohet një polic për dhunë në familje, IPK rekomandon suspendimin e tij