Një person zyrtar është arrestuar pasi dyshohet se ka marrë ryshfet në pikën e kontrollit kufitar “Kulla” në Pejë.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka marrë 50 euro me qëllim të kalimit kufitar pa iu nënshtruar procedurave të zhdoganimit të disa sendeve të cilat i transportonte.
Me urdhër të gjyqtarit është bastisur zyra, me ç ‘rast në një dyshek janë gjetur dhe janë konfiskuar 70 euro, transmeton KOHA.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet shtetasi i Serbisë në Jarinjë, i ofroi policit 50 euro ryshfet
-
Arrestohet një zyrtar publik për ryshfet
-
Arrestohen dy zyrtarë policorë në Pejë, dyshohen për marrje ryshfeti
-
Arrestohet qytetari që tentoi të korruptonte zyrtarin policor me 50 euro
-
Arrestohet punonjësi i Themelores në Pejë për marrje të ryshfetit