Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Han të Elezit, me dyshimin se ka tentuar të korruptojë me 50 euro zyrtarin policor, me qëllim që të kalonte kufirin me dokumente të pavlefshme.
Pas intervistimit nga prokurori, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Hetimet po vazhdojnë, e rasti është iniciuar si “dhënie e ryshfetit”.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i ka ofruar ryshfet 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin me dokumente jo valid. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari në Gjakovë, tentoi t’i korruptojë policët me 50 euro
-
Arrestohet shtetasi serb që tentoi të korruptojë policin në Jarinjë
-
Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi t’u japë 5 euro ryshfet policëve kufitarë
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare
-
Arrestohet shtetasi i Serbisë në kufi, tentoi me ryshfet ta fuste gruan në Kosovë