Një person është arrestuar të dielën në Burgun e Dubravës, pasi në cilësinë e vizitorit ka kanosur një oficer korrektues.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur rreth orës 09:00.
“Sot rreth orës 09:00 të mëngjesit Policia është informuar nga Burgu i Dubravës se një person, në cilësinë e vizitorit, pasi ka hyrë në objektin e burgut, e ka kanosur një oficer korrektues. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, është arrestuar personi dhe pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt”, ka deklaruar Rugova.
Artikuj të ngjashëm
-
Aktakuzë ndaj një oficeri të Qendrës Korrektuese të Dubravës për marrje ryshfeti
-
Suspendohet zyrtari korrektues, dyshohet se plagosi një person
-
Arrestohet një i dyshuar në Pejë për kanosje ndaj policëve
-
Arrestohet zyrtari korrektues, tentoi të fuste drogë në Dubravë
-
Aktakuzë ndaj një zyrtari korrektues dhe dy të tjerëve për tentim-futje të marihuanës në Dubravë