U arrestua një person për mashtrim me bileta, të enjten dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Më 7 gusht në Stacionin Policor në Pejë ishin paraqitur tre persona si viktima të mashtrimit me bileta udhëtimi, e më pas edhe 15 të tjerë të cilët janë ankuar.
Sipas njoftimit të policisë, ata kishin thënë se kanë rezervuar biletat për dy drejtime por që iu është dhënë biletë vetëm njëdrejtimëshe teksa paratë janë paguar për dy.
“Tё njёjtit deklarojnё se nё afate tё ndryshme kohore nё vitin 2022, gjatё sezonit verorё kanё rezervuar bileta tё aeroplanit vajtje-ardhje pёr ta dhe familjarёt e tyre nga shtete tё ndryshme tё Evropës pёr nё Kosovё. I dyshuari tё njejtit i ka vёnё nё lajthim me qёllim pёrfitimit personal, duke iu rezervuar bileta vetёm nё njerin drejtim ndёrsa paratё iu ka marrё qytetarёve pёr dy drejtimet”, njoftoi PK-ja.
Pas fillimit tё hetimeve nga Stacioni Policor Pejё, i dyshuari nuk ka qenё i qasshёm dhe ndёrkohё me datё 8 gusht nga familjarёt e tij ёshtё paraqitur si person i zhdukur.
I dyshuari R.I. i lindur më 1990, ёshtё arrestuar më 11 gusht.
-
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me bileta në Pejë
-
Katër të arrestuar – e mashtruan një person duke ia marrë 280 mijë euro për një lokal
-
Ndalohet një person në Pejë për kontrabandë me emigrantë
-
Arrestohen dy të dyshuar për deklarim të rrejshëm në Pejë
-
Arrestohet një person në rajon të Pejës, dyshohet se falsifikoi dollarë