Një person i dyshuar për mashtrim është arrestuar në Pejë, ka njoftuar Policia të mërkurën.
Sipas komunikatës, një person kishte blerë dy bileta udhëtimi në vlerë prej 1.038 euro në një agjenci turistike në Pejë më 12 shtator. E kur viktima kishte shkuar në Aeroportin e Prishtinës, kishte kuptuar se udhëtimi nuk mund të realizohej, pasi që nuk i ishte bërë rezervimi nga agjencia ku kishte bërë pagesën e biletave të udhëtimit.
Policia në Pejë ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
bëhet e ditur se më 14.09.2022 në Stacionin Policor Pejë, kanë raportuar edhe shtatë viktima tjera, të cilat kishin rezervuar bileta udhëtimi për pushime jashtë vendit në shumë prej 9.836 euro. Në agjenci, viktimat kishin paguar për bileta udhëtimi shumën prej 1.0874 euro”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet njё person pёr mashtrim me bileta të 18 personave
-
Aktakuzë për personin që mashtroi mbi 40 klientë duke u shkaktuar dëme rreth 44 mijë euro
-
Një i arrestuar në Prishtinë, dyshohet se mashtroi tjetrin për 51 mijë euro
-
Arrestohet një person në rajon të Pejës, dyshohet se falsifikoi dollarë
-
Arrestohet një 22-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për 27 vepra penale