Është arrestuar një person i cili të mërkurën ia ka grabitur nga qafa një zinxhir ari një gruaje.
Ai kishte ikur nga aty në drejtim të panjohur, ndërsa të enjten policia ka arritur ta arrestojë.
“Hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, kanë arrestuar sot, F.A (M/Sh/K. 27 vjeçar), i dyshuar për grabitje. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00, në njërën nga rrugët e frekuentuara të qytetit të Ferizajt. Me këtë rast, i dyshuari, me forcë ia ka grabitur nga qafa një zinxhirë ari viktimës (femër), dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është dërguan në mbajtje për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet e dyshuara në Prishtinë, ia grabiti qaforen një gruaje
-
I vidhet nga qafa zinxhiri i arit një gruaje në park
-
Arrestohet një person për grabitje në tentativë në Ferizaj
-
Pejanes i vidhet zinxhiri i arit nga qafa
-
Çifti në Ferizaj inskenon një grabitje, Policia ua zbulon bashkëjetesën me të mitur