Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I vidhet nga qafa zinxhiri i arit një gruaje në park

Policia e Kosovës

Një grua në Prishtinë ka raportuar se e kanë vjedhur.

Ajo ka thënë se derisa ishte në një park, dikush ia ka marrë zinxhirin e arit nga qafa dhe ka ikur nga aty.

Policia po e heton rastin.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se derisa ishte në park, një person i panjohur me forcë ia ka marrë zinxhirin e arit nga qafa dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.