Policia e Kosovës ka arrestuar një 32-vjeçar në Shtime nën akuzat se ka kryer vjedhje në disa xhami nëpër Kosovë.
I dyshuari është arrestuar nën dyshimin për vjedhje të arkës së bamirësisë në një xhami në Ferizaj më 14 tetor.
Ai pasi është intervistuar nga Policia ka pranuar se ka vjedhur arkat e bamirësisë edhe në xhamitë në fshatrat Kosinë, Slivovë si dhe në një xhami në rrugën “Hamëz Jashari” në Ferizaj.
“Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet personi që dyshohet se kreu vjedhje në xhaminë e fshatin Mirash
-
Arrestohet një person në Shtime, dyshohet se vodhi para në dy xhami
-
Vidhen xhamitë në Fushë-Kosovë dhe Ferizaj
-
Grabitet një xhami, 15 palë këpucë në mesin e gjërave të vjedhura
-
Kërkohet ndihmë për identifikimin e të dyshuarit që vodhi në një xhami në Rahovec