Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet ndihmë për identifikimin e të dyshuarit që vodhi në një xhami në Rahovec

Personi i kërkuar, FOTO: Policia e Kosovës

Personi i kërkuar, FOTO: Policia e Kosovës

Policia e Gjakovës ka publikuar foton e një të dyshuari për vjedhjen e një xhamie në Rahovec më 7 dhjetor të vitit të kaluar, duke kërkuar ndihmë për identifikimin e tij.

Ai po akuzohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rasti ka ndodhur në një xhami në qytetin e Rahovecit, me datë 07.12.2024, ku i dyshuari ka hyrë në objektin fetar, dhe duke përdor mjete të forta dyshohet se ka vjedhur paratë që ishin në arkën e objektit fetar, para të cilat besimtarët i kishin lënë në baza vullnetare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i kërkuar, FOTO: Policia e Kosovës

Policia ka thënë se pavarësisht hetimeve nuk ka gjetur të dyshuarin.

“Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, nëse kanë ndonjë informacion mbi identitetin apo vendndodhjen e të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e publikuar, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt policor, apo përmes numrave të telefonit 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë. Çdo informacion i ofruar që do të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti do të trajtohet në mënyrë konfidenciale”, vijon njoftimi.