Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten një person në Shtime, me dyshimin se ka vjedhur para në dy xhami.
Siç njofton Policia, i dyshuari me inicialet S.M., kishte vjedhur para nga arkat e bamirësisë në xhamitë e fshatit Carralevë dhe në Lagjen e Pajtimit.
“Pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin dhe vendin e ndodhjes së tij , me inicialet S.M (M/K) i moshës 27 vjeçar, të cilin sot me datën 29.09.2022 rreth orës 17:00, e kanë arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë”, thuhet në njoftimin policor.
27-vjeçari është intervistuar nga prokurori dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. Rasti u iniciua si “vjedhje e rëndë”.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar "Vjedhje e rëndë"