Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 24-vjeçar në Mitrovicë nën dyshimin se ai nga vetura e tij ka shtënë me armë në drejtim të veturës së një personi tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e të martës, ndërsa mësohet se arsye për këtë ishte një zënkë e mëhershme mes të dyshuarit dhe viktimës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në cilësi të provës materiale në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, ka njoftuar Policia.
Rasti po cilësohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.