Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi të birin dhe nusen e tij

Arrestim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj në orët e para të së enjtes.

Sipas Policisë 62-vjeçari M.D. dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje, duke e sulmuar të birin R.D. (37) dhe nusen e tij A.A. (23).

M.D. është duke shkaktuar dhunë në familje për të disatën herë.

“Në rast janë kyçur Njësia e Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve. Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj , mirëpo për shkak të gjendjes së tij të dehur policia nuk ka mundur të kryej intervistimin dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘dhunë në familje’”, thuhet nga Policia e Kosovës.