Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë të shtunën, nën dyshimin se nëpërmjet rrjeteve sociale kishte kërcënuar prokurorin e shtetit.
I dyshuari dyshohet se ka bërë kërcënimin më 12 dhjetor. Ai është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 12.12.2024 - NN. Është arrestuar në ANP i dyshuari kosovar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën (prokuror i shtetit). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person për kanosje të zyrtarit policor pas shqiptimit të një gjobe
-
Rrahje në aeroport, pesë persona në pranga
-
Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar
-
Arrestohet i dyshuari për kërcënim me vrasje ndaj katër zyrtarëve policorë në Pejë
-
Arrestohet një i dyshuar në Pejë për kanosje ndaj policëve