Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e dy të moshuarve në Gjirokastër

Vrasje-Gjirokaster

Policia e Shqipërisë ka njoftuar të dielën se ka zbardhur vrasjen e dy të moshuarve në Bodrishtë të Gjirokastrës, tre ditë më parë, duke arrestuar personin e dyshuar dhe sekuestruar mjetet e dyshuara me të cilat u krye krimi.

Sipas policisë Th.M., 69 vjeç, banues në Bodrishtë , i dënuar më parë për vjedhje, akuzohet “për vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe municionit”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa ka thënë se 69-vjeçarit, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale “sendi i dyshuar i krimit, një sasi municioni luftarak, një mjet prerës dhe prova të tjera që janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore”.

Ende nuk është i qartë motivi i vrasjes pasi në banesën e të moshuarve policia gjeti të paprekura rreth 5 milionë lekë dhe nuk konstatoi shenja të vjedhjes.

Dy të moshuarit Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 dhe 84 vjeç u gjetën të pajetë nga fqinjët në banesë mëngjesin e së enjtes me shenja të forta dhune në trup dhe në kokë.

Shumë zona në jug të Shqipërisë banohen vetëm nga të moshuar, pasi fëmijët e tyre kanë emigruar jashtë vendit dhe krimi i rëndë ngjalli reagime të forta në opinion./VoA