Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të detyrës dhe falsifikim dokumenti

Foto: Koha / ilustrim

Në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë (NJRHKEK-Prishtinë), njofton se me datë 22.07.2020 ka pranuar informacione relevante se një qytetar i cili jeton në një shtet tjetër iu është drejtuar Ambasadës së Republikës së Kosovës në atë shtet, për t’u pajisur me dokumente personale të udhëtimit, ndërsa pas verifikimit të të dhënave të personit në fjalë (nga kompetentët), janë ngritur dyshime që ndërlidhen me keqpërdorime të mundshme (përmes falsifikimit të dokumentit zyrtar), apo është vërejtur se ka ndërhyrje në të dhënat personale.

“Hetuesit rajonalë për krime ekonomike në Prishtinë pas pranimit të informatës, kanë ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore dhe profesionale, duke zbuluar identitetin e saktë të shtetasit të Shqipërisë i cili është pajisur me identitet të ri nga Kosova, duke zbuluar se i njëjti jeton në një shtet tjetër të huaj, dhe se përmes lidhjeve miqësore me dyshimin e dhënies së ryshfetit ka gjetur në atë kohë personin e dyshuar (M.B.) - zyrtar në administratën komunale (tani në pension). Pas hetimeve është vërejtur se emri i shtetasit të Shqipërisë është vendosur mbi identitetin e dikujt tjetër etj.”, thuhet në komunikatë.

Me të gjitha këto të gjetura gjatë fazës së hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari M.B. dyshohet se ka kryer veprat penale:

“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427, i KPRK-së duke i mundësuar shtetasit të Republikës se Shqipërisë pajisja me dokumentacion personal të Republikës së Kosovës siç është Certifikata e lindjes.

Edhe Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet Kronikë Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet

I dyshuari me inicialet M.B. është ftuar për intervistë nga hetuesit kompetent me datë 27.08.2020 dhe pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar të PTH-Prishtinë, i njëjti ka lëshuar vendim për ndalim të të dyshuarit për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që pavarësisht nga kush dhe kur janë kryer veprat penale, veprime ligjore rigoroze do të ndërmerren ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin apo procedurat ligjore.