Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar në Vërmicë për disa vepra penale

Arrestim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës të hënën pasi dyshohet për disa vepra penale.

Sipas njoftimit, Policia te bregu i liqenit në Vërmicë ka identifikuar disa lëvizje të dyshuara nga disa persona.

Bëhet e ditur se gjatë vëzhgimit të terrenit, është vërejtur se disa persona vinin nga territori i Shqipërisë, me ç’rast me të vërejtur zyrtarët policorë të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga ta, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin shtetas i Shqipërisë me iniciale F.Gj viti i lindjes 1995 nën dyshimin se i njëjti kishte kontrabanduar shtetas të huaj të cilët në mënyrë ilegale kishin hyrë në Kosovë.

Të njëjtit dyshohet se i janë gjetur 0.036 gram substancë narkotike e llojit kokainë dhe një telefon i tipit IXON.

Edhe Ndalohet një person nën dyshimin për kontrabandim me migrantë në Vërmicë Kronikë Ndalohet një person nën dyshimin për kontrabandim me migrantë në Vërmicë

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nga njesitet relevante.

Poashtu është njoftuar edhe Prokurori kompetent, me udhëzim të së cilit janë inicuar rastet “Kontrabandim me migrant”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ” si dhe “kalim ilegal i kufirit”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.