Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet në Vërmicë shtetasi i Shqipërisë që kaloi kufirin ilegalisht përmes rrugëve malore

Arrestim / Foto: KOHA

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të martën pasdite në Vërmicë, nën dyshimin se ka kaluar kufirin ilegalisht. 

Policia ka njoftuar të mërkurën se ai dyshohet se ka hyrë rrugëve malore në Kosovë. 

Ndërkaq, thuhet se nuk ka poseduar ndonjë dokument me vete. 

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.