Një shtetas i Serbisë është arrestuar të martën në stacionin policor kufitar në Vërmicë, nën dyshimin se ka kontrabanduar me migrantë.
Policia ka njoftuar se rreth orës 11:00, në këtë pikë kufitare nga Shqipëria për në Kosovë ka hyrë kamioni me targa të huaja të cilin po e drejtonte i dyshuari me inicialet S.H.
Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë procesit të regjistrimit dhe kontrollit të hollësishëm të kamionit në vijën e dytë, Policia në bashkëpunim me Doganën kanë hasur në katër persona shtetas të huaj brenda rimorkios së kamionit.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, personat shtetas të huaj janë trajtuar sipas ligjit për të huajt, përderisa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore”, thuhet në kumtesën e policisë.
-
Policia zë shtatë të huaj në një kamion, dërgohet në stacion policor i dyshuari
-
Arrestohet një person në afërsi të Gjilanit, po kontrabandonte migrantë
-
Arrestohet një i dyshuar për trafikim me migrantë, i gjendet edhe një sasi marihuanë
-
Arrestohet një i dyshuar në Vërmicë për disa vepra penale
-
Kapen tre shtetas të Sirisë e tre të Bangladeshit që tentuan të futeshin ilegalisht në Kosovë