Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në afërsi të Gjilanit, po kontrabandonte migrantë

Policia e Kosovës ka arrestuar në orët e vona të së martës një të dyshuar kosovar, ndërsa në veturën e tij janë gjetur shtatë migrantë nga Sudani e Siria.

Policia kishte ndaluar një veturë në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Muçivërcë (SPMK). Dyshohet se migrantët kanë qenë duke u transportuar në pjesën lindore të kufirit me Serbinë.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa personat janë dërguar në Qëndrën për migrantë në Vranidoll”, thuhet në raportin e Policisë.