Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të enjten një të dyshuar për trafikim me migrantë.
Po ashtu, sipas njoftimit të policisë të premten, janë ndaluar edhe disa viktima të trafikimit në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.
Gjatë kontrollimit të personit të dyshuar, policia ka gjetur edhe 122 gram që dyshohet të jetë marihuanë.
“Me datë 15.09.2022 në orën 22:10, njësia policore nga stacioni policor për mbikëqyrje të kufirit në Vërmicë, kanë ndaluar një automjet me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte duke marrë katër persona shtetas sirianë që dyshohet se janë migrantë të parregullt. Gjatë kontrollimit të personit të dyshuar mashkull kosovar i janë gjetur 2 qese të vogla me gjithsej 122 gramë substancë narkotike të dyshuar të llojit ‘marihuanë’”, thuhet në njoftim.