Shtetasi i Maqedonisë së Veriut me inicialet G.I është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi gjatë kontrollimit trupor, i është hasur një qese plastike e dyshuar si substancave narkotike e llojit Marihuanë, të fshehur në pjesët intime.
Policia ka njoftuar të dielën se pas regjistrimit të automjetit të tipit Citroen me targa të huaja nga polici i vijës së parë, vetura është profilizuar për kontroll në vijën e dytë dhe është dërguar në garazh së bashku me zyrtarin doganor për kontroll të detajuar.
“Gjatë kontrollit të automjetit të lartcekur, të cilin e drejtonte shtetasi i huaj M.T. (1983) Shkup, pasagjer në këtë automjet ishte i dyshuari G.I. (1992) Shkup, ku gjatë kontrollimit trupor (fshehur në pjesët intime) i është hasur një qese plastike e dyshuar si substancave narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari G. I. e ka pranuar se është e tija dhe është e llojit mariuhanë dhe pranon se është konsumues i kësaj substance. Pas matjes së substancës së dyshuar nga antidroga, e njëjta ka rezultuar me peshë 24.07 gram. Rasti i kompletuar së bashku me provat e mbledhura i dorëzohet antidrogës në Prizren për veprime të tjera. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në qendrën e paraburgimit”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet një i dyshuar për shitblerje të narkotikëve
-
Ndalohet në Vërmicë një shtetas i huaj, i gjendet marihuanë
-
Aktakuzë kundër një të dyshuari për mbajtje të narkotikëve
-
Themelorja në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë
-
Arrestohet një person në Jarinje, iu gjet marihuanë gjatë kontrollit në kufi