Policia e Kosovës ka arrestuar një person të shtunën mbrëma nën dyshimin se në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren ka sulmuar bashkëshorten e tij shtatzënë.
I dyshuari është dërguar më mbajtje.
“Prizren 11.02.2023-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në repartin e gjinekologjisë për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar (në afekt) fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij shtatzënë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një burrë për sulm seksual ndaj një burri tjetër
-
Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj bashkëshortes, nga shqetësimi ajo tentoi vetëvrasjen
-
Arrestohet burri që sulmoi seksualisht një të mitur në Prizren
-
Sulmohet seksualisht një grua në Prishtinë
-
Prizrenasi rrah një person, gjatë arrestimit sulmon edhe policinë