Kronikë

Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj bashkëshortes, nga shqetësimi ajo tentoi vetëvrasjen

Ilustrim

Një person është arrestuar mesditën e së hënës në Prishtinë, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas raportit policor 24-orësh, viktima e shqetësuar ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

Gruaja është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është raportuar si “sulm”.