Një grua është arrestuar të hënën në Prishtinë për mundësim apo detyrim në prostitucion dhe ofrim të lokaleve për prostitucion.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë e dyshuara është arrestuar në një lokal masazhi.
Gjithashtu bëhet e ditur se janë gjetur dhe sekuestruar një telefon dhe 35 euro.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Sipas Policisë, rasti vazhdon të hetohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të arrestuar në Prishtinë për prostitucion
-
Arrestohen pesë gra dhe një burrë pasi dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë
-
Arrestohet shtetasja e Shqipërisë për trafikim me njerëz në Prishtinë
-
Sulmohet seksualisht një grua në Prishtinë
-
Arrestohen pesë të dyshuar për mundësim ose detyrim në prostitucion