Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një burrë pasi dyshohet se goditi dy fëmijët e tij, 11 dhe 14 vjeç

arrestim

Foto: Ilustrim

Një person në Han të Elezit është arrestuar të enjten në mbrëmje për dhunë në familje.

Policia ka informuar se i dyshuari ka goditur fëmijët e tij.

“Policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin A.M (M/K) i moshës 38 vjeçar, i cila shkak i një mosmarrëveshje, kishte shkaktuar dhunë në familje, duke i goditur dy fëmijët e tij 11 dhe 14 vjeçar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, u dërgua në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.