Dje në Prishtinë Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi ka rrahur gruan e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër/K duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e PK-së.
Viktimës, thotë PK-ja, i është dhënë ndihma mjekësore.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, përfundon raporti.