Një grua në Prishtinë është arrestuar të mërkurën me dyshimin se e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gruaja nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka sulmuar bashkëshortin.
Bashkëshorti ka marrë tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
E sulmoi familjarin në gjendje të dehur, arrestohet e dyshuara në Prishtinë
-
Prishtinasi në gjendje të dehur rrah gruan e tij
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë për dhunë në familje
-
Gruaja në Prishtinë sulmohet nga vajza dhe bashkëshorti i saj
-
Sulmoi për herë të dytë viktimën, arrestohet e dyshuara në Prishtinë