Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një burrë në Pejë për dhunim seksual të një të miture

Një burrë dyshohet ta ketë dhunuar seksualisht një vajzë të mitur në Pejë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.

Nga Prokuroria e Pejës është konfirmuar informacioni për Kohën.

“Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë. Do merren të gjitha masat ligjore për këtë rast”, u tha nga prokuroria.

"Viktima femër kosovare e mitur, pas ekzaminimit është liruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", tha Policia.