Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dhunohet një e mitur në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, me dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të hënën në orën 09:00, e i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “dhunim”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e dhunimit ndaj viktimës së mitur femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.