Një person është arrestuar në Ferizaj të dielën, me dyshimin se ka kryer vjedhje në një qendër tregtare.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari 24-vjeçar me inicialet E.D., kishte vjedhur disa gjëra në qendrën tregtare në rrugën “Rexhep Bislimi”, ndërsa pak metra larg vendit të ngjarjes, është ndaluar dhe arrestuar.
“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e Policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti është iniciuar si “vjedhje”.
Artikuj të ngjashëm