Njësia e Reagimit të Shpejtë, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë në një fshat të Ferizajt, ka ndaluar një automjet civil të udhëtarëve me targa vendore dhe gjatë kontrollimit shoferit iu është gjetur në automjet një pushkë gjuetie me 3 fishekë.
Në lidhje me këtë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq është konfiskuar edhe arma.
“Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin, me vendim të Prokurorit kujdestar, të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari L.E (M/K) i moshës 23 vjeçar, lirohet në procedurë të rregullt dhe iniciohet rast penal ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’. Ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e PK-së.
-
Policia konfiskon tri armë zjarri në Ferizaj në dy raste të ndara
-
Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se iu gjet pushka me shtatë fishekë
-
Arrestohet 20-vjeçar në Ferizaj, në një veturë vodhi një pistoletë e 21 fishekë
-
Policia i gjen substanca narkotike e armë një 26-vjeçari në Ferizaj, e arreston
-
Qarkullonte me armë në dorë nëpër Ferizaj, policia e ndalon