Policia ka ndaluar të enjten mbrëma një automjet BMW në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj.
Në veturë ka gjetur një karikator me një fishek, sasi të substancës narkotike dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike.
Policia më pas ka bastisur edhe banesën e të dyshuarit ku ka gjetur dy armë zjarri dhe një fishek.
I dyshuari G.H., i moshës 26-vjeçare, është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Rasti ndaj tij është iniciuar për posedim të narkotikëve dhe armëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Qarkullonte me armë në dorë nëpër Ferizaj, policia e ndalon
-
Ferizaj, 27-vjeçari arrestohet pasi iu gjet drogë e thikë
-
Arrestohet i dyshuari në Ferizaj për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje
-
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt